Rreth Nesh

HomeRreth Nesh

Përshkrimi

Art Metal operon në tregun shqiptar me një eksperiencë shumëvjecare në fushën e prodhimeve metalike. Veprimtaria kryesore e kompanisë janë punimet prej hekuri si konstruksionet metalike, kangjella, porta hekuri, shkallë hekuri, prodhim dyer dritare duralumini, punime me gips, etj.
Kompania investon në plotësimin e kërkesave të klientit dhe qëllimi i saj është realizimi i çdo projekti që i caktohet. Me përvojën e saj shumëvjeçare dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit është në gjëndje ti ofroj klientit zgjidhjen e duhur.
Kompania Art Metal garanton montim cilësor, me bazë gjithmonë kërkesat dhe synimet e klientit. Gjithashtu, punon duke i dhënë rëndësi detajeve ndërtuese, kualitetit të lartë si dhe afatit te caktuar të çdo pune që kryen. Art Metal gjithashtu ka investuar në teknologjitë bashkëkohore me të gjitha makineritë e nevojshme si për presimin, përpunimin dhe prodhim të të gjitha llojeve të konstruksioneve, etj.
Korrektësia dhe eksperienca prej shumë vitesh e kompanisë Art Metal në këtë sektor ka sjellë besim dhe respekt te klientët. Kompania është në gjëndje t’ju ofrojë klientëve të saj të gjitha garancitë e një strukture të besueshme të organizuar dhe menaxhuar sipas normativave ndërkombëtare.
2

Çfarë Ofron

Kompania Art Metal ofron një sërë shërbimesh për klientët si:
-Projekton dhe realizon konstruksione metalike të kompletuara; Profile normale; Profile të hapura dhe këndorë; Trare te salduar me impiante automatike; Tuba strukturale ne te ngrohte dhe ne te ftohte, katrorë dhë këndorë-të parapunuar, etj.
-Punime hekuri si: Kangjella: kangjella per shkalle: kangjella per ballkone; kangjella per ambiente te jashtme; porta hekuri; porta te jashtme me hekur; porta per oborre; rrethime me kangjella; shkalle hekuri; shkalle rrethore me hekur; objekte dekorative hekuri, etj.
-Prodhon dyer dritare Duralumin; Dyer të jashtme Duralumin; dyer te brendshme Duralumin; dyer Duralumin; dritare; profile , etj.
-Punime me gips: Kompania Art Metal realizon të gjitha punimet dekorative me gips; punime gipsi; punime dekorative me gips; tavane te varura; mure ndarese me gips; Mure gipsi me pllaka normale, kundër lagështirës, kundër zjarrit; Tavane gipsi të thjeshta dhe dekorative.
Një shërbim i ofruar në favor të klientelës është edhe llogaritja paraprake e peshës dhe kostos që do të ketë punimet, në mënyrë që klienti të vlerësojë paraprakisht koston e tij.